Filluan punimet në rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë

 

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, bashkë me Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, kanë përuruar fillimin e punimeve në rrugën Rahovec-Hamoc- Fortesë. Rruga Rahovec – Hamoc – Fortesë ka gjatësi 10 kilometra e 100 m, dhe do të realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, falënderoi zëvendësministrin Kadriu dhe ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë dhënë komunës së Rahovecit, për trajtimin e një rruge me interes jetik për bujqit e Rahovecit. Punimet do të realizohen me ritëm të përshpejtuar. Ndërsa, Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu duke u deklaruar për këtë projekt tha se po fillojmë një projekt shumë të rëndësishëm jo vetëm për qarkullimin e qytetarëve por edhe të 1000 bujqve që të kenë qasje më të lehtë bujqësore. Po ashtu, falënderoi Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi që është insistues në kryerjen e detyrave në mënyrë efikase.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …