Filluan punimet në zgjerimin e rrugës alternative Smirë-Viti

Kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës alternative Smirë-Viti , rrugë kjo që lidhë Smirën me Vitinë por edhe me fshatrat Drobesh dhe Kabash. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar këto punime. Banorët e këtij fshati u shprehën falënderues për këtë projekt infrastrukturor duke potencuar se zgjerimi i kësaj rruge e bënë atë më lehtë të kalueshme dhe më të sigurt. Ndërkaq kreu i kësaj komune, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë mbetet e përkushtuar të investoj në të gjitha lokalitete e saj për të krijuar kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët pa dallime. Gjithashtu kreu i kësaj komune ka vizituar edhe punimet në ndërtimin e një trotuari në këtë fshat në drejtim të Xhamisë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …