Brickos

Filluan punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit

Sot, filluan punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit. Fusha sportive do të jetë me standarde bashkëkohore, për futboll, basketboll, volejboll dhe hendboll, me dimensione 40x20m, ku përfshihen rrethojat, ndriçimi dhe goma nga tartani. Kjo fushë sportive do të shfrytëzohet nga nxënësit e ShFMU “Bajram Curri” dhe nga të rinjtë e fshatit. Po ashtu, Komuna e Rahovecit ka lidhur kontratë për ndërtimin e 11 fushave sportive në këto vendbanime:

➖Dejnë;➖Qifllak; ➖Guri i Kuq;➖Mrasor; ➖Zatriq; ➖Pastasel; ➖Polluzhë; ➖Pataqan i Epërm; ➖Hoçë e Vogël; ➖Malësi e Vogël (do të bëhet vendosja e gomës nga tartani). Krahas ndërtimit të fushave të reja do të ketë edhe mirëmbajtje dhe riparime të fushave ekzistuese, si dhe pozicione të tjera që parashihen në kontratë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …