Fitim Selimi

Fitim Selimi: DËSHTIMI I MASKUAR SI STRATEGJI

Për qytetarët që kërkojnë kuptim në rrëmujën politike të ditës,
Ajo që po paraqitet sot para nesh nuk është strategji, vizion apo plan afatgjatë.
Është një mbivlerësim i qëllimshëm, i orkestruar nga ata që kanë interes që dështimin e thellë të një njeriu të papërgjegjshëm ta shesin si mençuri politike. Ky është një manipulim i pastër i perceptimit publik, që synon të riciklojë dështimin si sukses.
Në thelb, vendi po përjeton një krizë të prodhuar, të shkaktuar nga dalja e plotë nga normaliteti institucional. Kur rregullariteti ligjor shpërfillet, kur mekanizmat e shtetit trajtohen si pronë personale dhe kur arroganca zëvendëson përgjegjësinë, rezultati nuk mund të jetë tjetër veçse rrënimi i funksionalitetit të shtetit.
Ajo që quhet “strategji” sot, është në fakt dështim i pastër, i mbështjellë me fjalë të mëdha.
Është produkt i një ambicie të pambuluar, i egos së një njeriu që ka humbur kontaktin me realitetin, ndërsa njerëzit rreth tij po mundohen ta mbrojnë me pancirin e një propagande të shpikur enkas për ta ruajtur.
Por e vërteta është kokëfortë:
Kjo nuk është strategji.
Kjo është dështim.
Megjithatë, më dhemb një gjë më shumë se ky dështim i një njeriu:
dështimi ynë kolektiv për të parandaluar këtë gjendje, për të venë kufij, për të reaguar me kohë dhe për të mos lejuar që shteti të bie në duart e një sjelljeje të pamatur, të paarsyeshme e destruktive.
Në fund të fundit, rreziku më i madh nuk është një lider i çoroditur,
por paaftësia jonë për ta mbajtur sistemin më të fortë se ai.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevat Gjini: DHJETË VITE LËVIZJE PËR LËVIZJEN

(10 – vjetori i krijimit të Shoqërisë LËVIZJA) Të nderuar anëtarë dhe drejtues të Shoqërisë …