Fitim Uka: Treguesi i parë dhe vula që kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin është shkurtimi i buxhetin për këtë sektor

Fitim Uka: Treguesi i parë se kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin është shkurtimi i buxhetit për këtë sektor

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar qeverinë Hoti për paaftësi në fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo parti opozitare konsideron se ekzekutivi nuk e ka prioritet arsimin dhe se ka krijuar huti tek nxënësit, mësimdhënësit dhe vet prindërit. Për gjitha këto, partia e Albin Kurtit ka thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, kërkesë e cila do të trajtohet sot në mbledhjen e kryesisë. Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka përmes një konference për medie, tha se qeveria për gjithë muajt sa kishte në dispozicion nuk ka bërë asgjë që të niset mbarë fillimi i vitit të ri shkollor. “Sinjali i parë dhe vula që kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin është shkurtimi i buxhetit për arsim”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …