Aleksander Vucic

Fitorja në zgjedhjet presidenciale e Aleksandar Vuçiqit, ka shkaktuar edhe pakënaqësi në Beograd

Fitorja e Aleksander Vuçiqit, ka shkaktuar edhe pakënaqësi në Serbi. Shumë të rinj në Beograd, por edhe në Novi Sad, kanë protestuar kundër  diktaturës së  Vuçiqit. Për shumë serbë, fitorja e Aleksandar Vuçiqit duket e pabesueshme. Politikat e tij nuk iu kanë pëlqyer të rinjve që i takojnë Serbisë qytetare dhe pas ftesave në internet, qindra qytetarë u mblodhën për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë për fitoren e tij. Një pjesë e tyre thonë se rezultati nuk është i drejtë, por as fushata. “Kjo është një lloj gjysmë diktature e shekullit të 21-të dhe thonë se është gjysmë demokracie, por nëse gjysmë demokracie ekziston atëherë ka edhe gjysmë diktature”, thotë një nga protestuesit. “E kemi parë Sllobodan Millosheviqin dhe kjo është njësoj, ndaj duket si fillimi i një diktature klasike. Vetëm Vuçiqi ishte në televizor gjatë fushatës”, u shpreh një tjetër protestues. Madje, mediat në Serbi raportojnë se demonstruesit, e mbledhur para ndërtesës së Kuvendit, kanë qenë të dehur dhe kanë shkatërruar murin me fotografi të të zhdukurve nga lufta në Kosovë. Presidenti i ri serb, Aleksandar Vuçiq, ka fituar zyrtarisht 55% të votave dhe kjo e bën atë fituesin më të thellë dhe fituesin e parë në raundin e parë, që prej 20 vitesh. Opozita serbe ishte e dobët dhe ai pritet të marr postin në 31 maj. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, për ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Albin …