Partia FJALA distancohet nga deklarata e Bedri Bytyçit lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të Kryeministrit të Kosovës. Fjala konsideron se një deklaratë e tillë ka qenë e ngutshme dhe jo e duhur. Deklarata e tillë nuk përkon me frymën e subjektit tonë politik. Ne respektojmë çdo qytetar të Republikës Kosovës, e në veçanti Hilmi Haradinajn i cili ka rritur dhe edukuar dëshmorët Shkëlzen e Luan Haradinaj. Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Kryeministrit Haradinaj, familjes Haradinaj dhe gjithë qytetarëve të Republikës Kosovës, thuhet në reagim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
