Bashkim Ramosaj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka sqaruar një mosmarrëveshje në zbulimin e shtatores së Beg Rizajt

Kryetari i komunës  së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka sqaruar një incident verbal që ka ndodhur më manifestimin për nder të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Qytetit të Deçanit ku dhe është bërë zbulimi i shtatorës së Heroit Beg Rizaj. Disa nga mediet që ishin prezent për të përcjellë këtë ngjarje  të  zbulimit  të shtatores së Heroit,  Beg Rizaj me qellim jo të mirë kanë keqinformuar  opinionin  publik për incidentin e ndodhur gjatë zbulimit të shtatores. Ka qenë ndërhyrja e kryeministrit të Republikë së Kosovës z.Ramush Haradinaj,  ajo që ka shpëtuar vëllezërit Rizaj  pa krijuar incident  mes   tyre. Njeri nga vëllezërit iu kishte drejtuar Haradinajt  për dy vëllezërit e tyre  duke i thëne që nuk kanë qenë  në lufte dhe nuk kanë  të   drejt ta zbulojnë  shtatoren e vëllait të tyre. Me ketë rast kryeministri ka ndërhyrë duke i  thënë se “vetëm ti ki me zbulu  Shtatoren,  thuhet në reagimin e kryetarit të komunës  së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …