A tregoi ministri Reçica në Amerikë pse fëmijët e shkollave fillore janë të detyruar të bartin mbi shpinë 12 kilogramë libra e fletore

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjatë vizitës në Uashington, ka vazhduar takimet në Departamentin e Punës, në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai u takua me Drejtoreshën e Zyrës për punën e fëmijëve, punës së detyrueshme dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Marcia Eugenio, me të cilën bisedoi lidhur me vështirësitë e ministrisë, sidomos me papunësinë në vend, krijimin e mundësive për punësim sezonal në SHBA, si dhe eliminimin e punëve të rënda tek fëmijët. Nuk dihet nëse ministri i tregoi zonjës amerikane përse fëmijët e shkollave fillore në Kosovë  janë të detyruar të bartin mbi shpinë deri në 12 kilogramë libra e fletore në ditë, një të tretën e peshës së tyre dhe pse ata janë të fundit në botë me rezultate e teste konkrete. Pesha 12 deri në 15 kilogramë mbi shpinë nuk trajtohet si punë e rëndë, por si peshë e detyruar me qëllim të mësimit, edhe pse rezultatet tregojnë se nxënësit tanë janë më të dobët se ata të disa shteteve të Afrikës. Ata janë të pajisur me telefona, rroba të reja, libra që nuk e i lexojnë sepse nuk ka kush i mëson.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …