Brickos

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, bankat komerciale me kapital të huaj në Kosovë kanë fituar 45 milionë euro

Nga neglizhenca e mos puna e Qeverisë më të begatshme të vendit e më të varfër në Evropë humbin qindra mijëra euro

Qeveria e Kosovës ka paguar 890 mijë euro, si formë ndëshkimi, për shkak të mos tërheqjes së mjeteve financiare nga institucionet financiare ndërkombëtare. Ajo kishte nënshkruar marrëveshje për kredi me institucionet financiare ndërkombëtare në vlerë rreth 300 milionë euro, për financim të 10 projekteve kapitale, por mjetet e zotuara nuk janë tërhequr për shkak se projektet nuk kanë qenë të gatshme për financim, thonë zyrtarë të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në një raport të publikuar nga kjo zyre, thuhet se si rezultat i kësaj, për mjetet e zotuara dhe të pashfrytëzuara, Qeveria obligohet të paguaj pagesa shtesë. Qerkin Morina, ndihmës i auditorit të përgjithshëm, tregon për Radion Evropa e Lirë se si pasojë e mospërputhjes së dinamikës kohore në mes të alokimit të kredive dhe realizimit të projekteve, vetëm për vitin 2017 vlera e paguar e tarifave të zotimit për mjetet e kredive të patërhequra nga huamarrësit arrin vlerën prej 890 mijë euro. “Sipas rezultateve të auditimit, Qeveria e Kosovës nuk ka qenë e gatshme që të tërheq borxhet e jashtme, në shumën prej 295 milionë euro. Dhe për çdo vonesë në tërheqjen e këtyre kredive, Qeveria paguan një tarifë zotimi, e cila për vitin 2017 arrin në 890 mijë euro. Do të thotë, edhe pse fondet kanë qenë në dispozicion, nga 295 milionë euro, vetëm pesë milion euro janë tërhequr, kurse më shumë se 97 për qind e fondeve janë të pashfrytëzuara”, tha Morina.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …