Brickos

Ahmet Qeriqi

Fjala e rastit e kryeredaktorit të Televizionit Dielli, Ahmet Qeriqi, me rastin e 5-vjetorit të fillimit të transmetimit

Përshëndetje, të respektuar shikues të TV-Diellit

Pesë vjet më parë,  më 11 nëntor të vitit 2017 ka filluar transmetimin, Televizioni Dielli. Gjatë këtyre pesë viteve,  ky medium elektronik ka ndërtuar një platformë me një përmbajtje të veçantë kombëtare, informative, arsimore dhe edukative, e cila është mirëpritur kudo nga shikues të shumtë në vend, në trevat shqiptare  dhe në mërgatë.

Televizioni Dielli tashmë ka ndërtuar një platformë origjinale të emisioneve ditore, të cilat janë  autentike, të pajisura me tema ndër më të ndryshmet  dhe që përmbajnë veçanti të shumta, të cilat nuk sa duhet  të pranishme në televizionet e  tjera në vend e më gjerë.

Përveç informimit ditor, TV-dielli përditë transmeton  filma dokumentarë për dëshmorët e kombit, për personalitete të njohura të historisë, kulturës, arsimit, shkencës, emisione të veçanta sikur është programi tematik,  “t i njohim popujt e botës”,  pastaj  muzikë të zgjedhur burimore nga të gjitha trevat shqiptare, xhirime autentike të këngëtarëve të njohur, emisione të kontaktit, ku trajtohen tema të ndryshme nga e kaluara dhe aktualiteti.

Në TV-dielli përditë prezantohen monumentet e lirisë, pllakat dhe shtatoret e dëshmorëve të UÇK-së, pamje e panorama nga të gjitha qytetet e lokalitetet shqiptare.

Në TV-Dielli transmetohet edhe emisioni ditor i “Kalendarit Kombëtar” i pajisur me ngjarjet kryesore  të historisë, traditës kulturore, jetës dhe veprave të personaliteteve më të njohura, ngjarje e ndodhi nga e kaluara e kombit…

Për pesë vitet e deritanishme, TV-Dielli, ka arritur të prodhojë qindra emisione autentike, të cilat shpalosin tema  ndër më të ndryshmet.

Besojmë dhe shpresojmë se TV-Dielli  në të ardhmen do të pasurohet e do të begatohet me tema dhe emisione të reja, gjithnjë në shërbim të shikuesve tanë.

Për fund të kësaj fjale të rastit përshëndetje nga stafi i Televizionit Dielli për të gjithë ju shikues të respektuar!

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Me zemrën zjarr e me pushkë në dorë, Agroni nuk u ndal asnjëherë për çlirimin dhe të drejtat e popullit tonë të robëruar

Komandanti Agron Rrahmani – Naseri, Heroi i Kosovës dhe i tërë kombit tonë, mbetet pishtar …