Bajram Begaj: Amerika kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Fjalimi i kryetarit të Shqipërisë, Bajram Begaj në OKB, është mirëpritur nga deputeti, Shaip Kamberi dhe nga Ardita Sinani

Fjalimi i kryetarit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është mirëpritur nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Begaj në fjalimin e tij kërkoi që të respektohen të drejtat e shqiptarëve në tri komunat ashtu siç respektohen të drejtat e serbëve, në Kosovë. Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në tri komuna në  jug të Serbisë. Fatkeqësisht, ne mbetemi ende të shqetësuar për bërjen jo aktive të adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investimeve të konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomikë në atë rajon”, u shpreh Begaj gjatë fjalimit të tij. Fjala e tij  u mirëprit nga deputeti Shaip Kamberi,  i cili edhe e falënderoi publikisht presidentin Begaj, për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe e tij e të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …