Florian Bieber

Florian Bieber: Mundësitë për konflikt të armatosur janë mjaft të vogla, sepse pala serbe e di që NATO është në Kosovë

Eksperti i njohjes së çështjeve të Ballkanit, Florian Baiber, ka thënë se situata aktuale në Kosovë është “më e keqja në 10 vitet e fundit”.  Ai thotë se Beogradi është përgjegjës për situatën në veri dhe çdo hap drejt zgjidhjes është humbje për pushtetin aktual serb”, ka thënë ai. Po flas për nivelin e gjuhës së urrejtjes nga serbët ndaj shqiptarëve, çdo ditë përdoren fjalë shumë të ashpra dhe e gjithë kjo e ndryshon atmosferën aq sa është e vështirë të imagjinohet pranimi i ndonjë marrëveshjeje që mund të përmbajë njohjen e interesave të palës tjetër. Kjo shkon në dëm të  qytetarëve të Kosovës dhe serbëve që jetojnë në veri”, tha Biber. Megjithatë mendoj se mundësitë për konflikt të armatosur janë mjaft të vogla, sepse pala serbe e di që NATO është në Kosovë, ndërsa Prishtina nuk dëshiron të krijojë konflikt. Shoh një përshkallëzim, por nuk shoh mundësinë që ne të futemi në një konflikt më serioz sesa ata që kemi pasur deri më tani”, thotë profesori i Universitetit të Grazit, në Austri,  Florian Baiber.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …