Florian Bieber: Prapa dyerve të mbyllura po bisedohet për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë

Florian Bieber: Prapa dyerve të mbyllura po bisedohet për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë

Analisti austriak, Florian Bieber, njëherësh bashkërendues i Grupit për Këshill Politik Evropian është cituar të ketë deklaruar se jashtë skenës publike në Kosovë, prapa dyerve të mbyllura po bisedohet për ndryshimin e kufijve, për çka ekziston edhe përkrahja e disa vendeve perëndimore. Për analistin austriak problemi më i madh është se po krijohet përshtypja sikur Gjermania është jashtë këtyre zhvillimeve. Ai nuk e di nëse ndonjëherë kanë ndodhur diku bisedime, në të cilat nuk ka qenë e përfshirë  Gjermania, e të cilat kanë mundur të sjellin një rezultat i pozitiv. Deklaratat e fundit të presidentit Thaçi për një korrigjim të lehtë të kufijve dhe përmendja e Rusisë nga ai, flasin në favor të tezës për “bisedime të fshehta”. Në anën tjetër ai paralajmëron se “ndryshimi i kufijve është një opsion i rrezikshëm, i cili më shumë hap probleme, sesa mbyll probleme.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …