Anulohet vizita e komandantit të Gardës së Iowas, gjeneral-majorit Timothy Orr, në Kosovë për shkak të taksës

Anulohet vizita e komandantit të Gardës së Iowas, gjeneral-majorit Timothy Orr, në Kosovë për shkak të taksës

Rezistenca për të pezulluar taksat ka shkaktuar anulimin e vizitës së komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjenerali majorit Timothy Orr. Bëhet e ditur se zyrtarë të ambasadës amerikane e kanë njoftuar komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama, se vizita e gjeneralit Orr, e planifikuar të realizohet më 16-18 shkurt, në 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës – është anuluar. Në një letër informuese, të cilën gjenerali Rama ia ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, të premten e kaluar, thuhet se në takimin që komandanti i FSK-së e ka pasur atë ditë me atasheun ushtarak të SHBA-së, majorin Kristopher Connor, është njoftuar për anulimin e vizitës së gjeneral majorit Orr, dhe se anulimi është bërë si “rezultat i shprehjes së pakënaqësive ndaj vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës”. Po ashtu, sipas informatës së gjeneralit Rama, “major Connor ka paralajmëruar se programet trajnuese, edukative, dhe vizitat ushtarake të anulohen në ditët në vijim, në rast se Qeveria e Kosovës nuk reflekton lidhur me vendimin e saj”.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …