Ish-deputeti e militanti, Florin Krasniqi

Florin Krasniqi, ka akuzuar strukturat e partisë në pushtet, për vjedhje të centralizuara që po bëhen me kontrollin e urdhrin e Albin Kurtit

Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe dikur ndihmës financiar i saj ka akuzuar strukturat e  partisë në pushtet, duke theksuar se vjedhjet janë të centralizuara dhe bëhen me kontrollin dhe urdhrin e Albin Kurtit. Ai ka sqaruar se nuk mund të kryhen veprime të tilla pa dijeninë e liderit të partisë, njofton Klankosova. Florin Krasniqi,  po ashtu ka hedhur poshtë edhe akuzat që lidhen me Martin Berishajn, meqë sipas tij, ai nuk është personi që do të ishte përfshirë në vjedhje të parave të mëdha, duke i quajtur të pavërteta akuzat që e shohin atë si të përfshirë në veprime të tilla.  Këto vjedhje janë të centralizuara, bëhen me kontrollin e Albin Kurtit dhe me urdhrin e tij. Nuk mundesh të vjedhësh në Vetëvendosje pa e ditur Albini. Unë e njoh Martin Berishajn, ka qenë aktiv gjatë luftës. Ai nuk mund të vjedhë 5 euro, lerë më 5 milionë euro. Po them se  me jetë garantoj që nuk mund të vjedhën 5 mijë euro në Vetëvendosje pa urdhrin e Albinit, saktësoi, Florin  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Nathalie Loiseau: Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është në terren në mbarë Kosovën

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau ka njoftuar …