Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se Shqipëria ka një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Evropë. Në raportin e tij vjetor, FMN nënvizon inflacionin e ulët, borxhin publik në rënie dhe rezervat e forta valutore si tregues të stabilitetit makroekonomik. Sipas parashikimeve, rritja ekonomike pritet të jetë 3.5 për qind këtë vit dhe 3.6 për qind në vitin 2026. FMN vlerëson se reformat e vazhdueshme janë kyçe për ruajtjen e stabilitetit dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian, me synimin që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
