Brickos

Fondacioni “Firdeus” i udhëhequr nga hoxha i nderuar, Elis Naçi, ka dhuruar 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt

Fondacioni “Firdeus” i udhëhequr nga hoxha i nderuar, Elis Naçi, ka dhuruar 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt, pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur mirënjohje për këtë ndihmë të dhënë në këtë situatë të rend për vendin. “Në emrin tim dhe emër të qytetarëve të Skenderajt mirënjohës e falënderues ndaj këtij fondacioni, hoxhës Elvis Naçi dhe aktorit Shpetim Desku i cili bëri shpërndarjen e miellit në komunën tone”, ka thënë Kryetari Jashari. I pari i Komunës së Skenderajt, apelon qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi që Qendra për Punë Sociale do t’ua dërgoj ndihmat atyre në shtëpi.

Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …