Fondacioni “Freskia” i dhuroi 500 maska për Malishevën

Fondacioni “Freskia”, ka dhuruar 500 maska për Komunën e Malishevës. Zyrtarët e fondacionit, të prirë nga Artan Musliu, këto maska i kanë dorëzuar në shtabin emergjent, përkatësisht kryetarit të komunës, Ragip Begaj dhe drejtorit të shëndetësisë Liridon Hoti, të cilët e kanë falënderuar fondacionin “Freskia” për këtë donacion. “Ky nuk është donacioni i parë nga fondacioni juaj, pasi edhe më herët keni sjellë edhe pako ushqimore, prandaj unë në emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj përzemërsisht. Falë donacioneve ne kemi arrit t’ia dalim mbarë menaxhimit të situatës, pasi krahas menaxhimit të situatës me virus, është dashur të menaxhohet edhe aspekti social dhe këtë e kemi arrit falë donacioneve të donatorëve”, tha kryetari Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …