Fondi Monetar Ndërkombëtar: Ngërçi politik i 2025-ës goditi ekonominë e Kosovës

Ngërçi i zgjatur politik gjatë vitit 2025 ka ngadalësuar rritjen ekonomike dhe ka rritur inflacionin në Kosovë, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar pas vizitës zyrtare në vend. Sipas FMN-së, rritja ekonomike ra në 3.5% nga 4.75% një vit më parë, ndërsa inflacioni u rrit në 5.25%, kryesisht për shkak të çmimeve të ushqimeve. Deficiti i llogarisë së jashtme u zgjerua në 9.6% të BPV-së, si pasojë e rritjes së importeve, sidomos në energji. Institucioni ndërkombëtar thekson se kriza politike ka penguar reformat dhe qasjen në financim të jashtëm. Për vitin 2025 parashihet rritje prej 3.4%, me një përmirësim të lehtë në 3.8% në 2026, nëse rikthehet stabiliteti. FMN rekomandon rikalibrim të politikës fiskale dhe monitorim më të afërt të rreziqeve financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Forcohet partneriteti strategjik: FSK pret komandantin e anijes amerikane USS Pearl Harbor”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes …