Forca e Sigurisë së Kosovë e ndihmon Shqipërinë me pajisje për strehim

Forca e Sigurisë së Kosovë e ndihmon Shqipërinë me pajisje për strehim

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, FSK-ja, sot ka nisur kontingjentin e parë, me pajisje ushtarake fushore për Shqipëri. Për shkak të katastrofës nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kulm mbi kokë, dhe në bazë të vlerësimeve të para të bëra nga ekspertët, shumë shtëpi nuk janë të sigurta për banim. Kontingjenti i FSK-së, i cili do të mbërrijë gjatë ditës, përmban; tenda, shtretër fushorë, batanije dhe pajisje tjera përcjellëse, të cilat do të dorëzohen në Shtabin e Krizës në Republikën e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku pret ambasadorin e ri slloven, vlerëson mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e …