Gani Dreshaj: Lajm i mirë mbyllja e Monego-s dhe Iute Credit, këto dy kompani ishin fajde e legalizuar në Kosovë

Dreshaj: Sovrani e ka zgjedhur Kurtin mandatar për krijimin e qeverisë, kjo zgjedhje të respektohet nga partitë e tjera

Ish-deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka shkruar se duke parë se vendi është në prag të krijimit të një qeverie të re, ka kërkuar që unanimisht të gjitha partitë opozitare t’i japin pa kushte votën Qeverisë me kryeministër, Albin Kurtin. “Është sovrani ai që ka zgjedhur Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje si mandatare për krijimin e qeverisë, andaj kjo zgjedhje duhet respektuar edhe nga deputetët, që po ashtu janë zgjedhur nga populli. Shpresoj që qeveria e re të mbajë shumicën e premtimeve të dhëna dhe përfituesi më i madh të jetë vetë populli”, ka shkruar Dreshaj. Ai ka theksuar se do të ishte e shëndetshme për Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur që Qeveria e re të votohej nga të gjitha partitë shqiptare, duke mos qenë pjesë e kushteve e shantazheve nga Lista Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …