Forca e Sigurisë së Kosovësmarshon me ushtrinë amerikane në nderim të viktimave e 11 shtatorit në Amerikë

FSK marshon bashkë me ushtrinë amerikane në nderim të viktimave e 11 shtatorit në Amerikë

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara, FSK së bashku me ushtrinë amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët kondicional. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se me ushtrinë amerikane do të ndajnë gjithmonë edhe dhimbjen edhe krenarinë. “Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001. Me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajmë gjithmonë, edhe dhembjen edhe krenarinë! Sepse, së bashku jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …