Adil Behramaj: Vjosa Osmanit kurrë nuk i është dëgjuar zëri deri sa 20 - 30 qytetarë po na vdesin përditë

Adil Behramaj: Vjosa Osmanit kurrë nuk i është dëgjuar zëri derisa nga 20 – 30 qytetarë po na vdesin përditë

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-kryetarit Thaçi ka reaguar për manovrat politike të Vetëvendosjes së dhe kryetares Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Behramaj me anë të një postimi  ka thënë se qeveria s’ua ndali dasmat mërgimtarëve për të shpëtuar jetë njerëzish, e tani po duan t’ua ndalojnë qytetarëve zgjedhjet për të shpetuar veten. “Me qindra qytetarë tanë, familjarë tanë, kanë vdekur prej Covid-19. Nga 20-30 qytetarë po na vdesin përditë. Vjosa Osmanit kurrë nuk i është dëgjuar zëri. Rehatinë e kishte më të rëndësishme se jetën e qytetarëve. Zvicrës i dha leksione për pandeminë, por jo edhe kryeministrit të saj. Qytetarët na vdisnin prej gabimeve të Qeverisë kur ministri Vitia hidhte vallen covidiane dhe kryetarja shijonte rivierën turke”, ka shkruajtur Behramaj. Ndërkaq marrë për bazë veprimet e kryetares Osmani, Behramaj e ka quajtur atë “notere” të Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …