Forcat e Armatosura të Shqipërisë në KFOR deri në 2027

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka vendosur shtyrjen deri në vitin 2027, të pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR në Kosovë. Në mbledhjen e mbajtur, Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin “për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR në Kosovë”. U vendos kohëzgjatja e këtij misioni nga 31 dhjetor 2024 në 31 dhjetor 2027. Vendimi parashikon se periudha e qëndrimit në mision për çdo përfaqësues do të jetë me sistem rotacioni çdo 6 muaj dhe 1 vit për postin ACOS SPT, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …