Forcat intrevencioniste ruse kanë vrarë kryeun e kryengritësve në Siri

Burimet e Al-xhaziras bëjnë të ditur se gjatë një bombradimi të forcave ruse në Siri  është vrarë njëri ndër kryengritësit më të njohur të opozitës në Siri, Zahran Alaush, themeluesi i Ushtrisë së Islamit. Vrasja e tij është një goditje e madhe për opozitën e armatosur dhe mund të forcojë pozitën e presidentit sirian, Bashar al-Assad, përpara bisedimeve për paqe, të cilat janë paraparë për fillim të vitit 2016. Sulmi, i cili ka vrarë edhe disa anëtarë të tjerë të grupit, u ndërmor  disa ditë pasi Kombet e Bashkuara kanë aprovuar një rezolutë, e cila u hap rrugë bisedimeve për paqe në Siri. Ka qenë e paraparë që Ushtria e Islamit të marrë pjesë në këtë proces. Sulmi është kryer nga avionët rusë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …