Duke komentuar dështimin e Qeverisë së Kosovës që edhe ketë vit ta themelojë Ushtrinë e
Kosovës anëtari i Komisionit për Punë të
Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Rexhep Selimi, ka vlerësuar se Lista Serbe i
merr të gjitha direktivat nga Serbia se si të veprojë në Kosovë. Sipas tij,
Lista Serbe po e thotë të vërtetën që mendon. “Duke e ditur që nuk është në interes
të Serbisë, krijimi i FAK, atëherë këta e kanë thënë të vërtetën sepse këta e
përfaqësojë vullnetin politik të Beogradit dhe kjo qeveri nuk ka vullnet
politik për krijimin e forcave të Armatosura”, ka thënë Selimi. Deputeti i
VV-së, thotë se Lista Serbe gjatë gjithë kësaj kohe do ta mbajë peng gjithçka
që ka të bëjë me shtetësinë e Kosovës dhe do ta mbajnë peng edhe formimin e
FAK. I pyetur se çfarë duhet të veprojë Qeveria e Kosovës, Selimi tha se,
“Qeveria duhet ta bëjë ushtrinë, flaka i
daltë Beogradit” .
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …