Forcat kolonizatore izraelite lanë pa shtëpi qindra fshatarë palestinezë, duke e shembur fshatin Al-Arakib, qe 216 herë deri tani

Forcat kolonizatore izraelite lanë pa shtëpi qindra fshatarë palestinezë, duke e shembur fshatin Al-Arakib, qe 216 herë deri tani

Forcat kolonizatore  izraelite lanë pa shtëpi shumë fshatarë duke shembur edhe njëherë fshatin Al-Arakib ku jetojnë beduinët palestinezë në shkretëtirën Negev në jug të vendit, raporton Anadolu. Anëtari i Komitetit për Mbrojtjen e fshatit Al-Arakib, Aziz al-Tauri në një deklaratë për Anadolu theksoi se forcat izraelite bastisën fshatin dhe e shkatërruan atë qe 216 herë deri tani. Al Tauri tha se banorët e rajonit do ta ndërtojnë sërish fshatin, duke shtuar se ushtarët izraelit gjithashtu kanë konfiskuar edhe mjetet e palestinezëve. Në fshatin Al-Arakib të cilin Izraeli e shembi për herë të parë në korrik 2010, jetojnë mbi 80 palestinezë, shtetas izraelitë. Pas çdo procesi të shembjes nga forcat izraelite, banorët vazhdojnë rezistencën e tyre duke ndërtuar shtëpitë e tyre prej druri dhe lëndës plastike. Ashtu si në fshatrat e tjerë në rajonin Nagev, Izraeli nuk ofron shërbim të energjisë elektrike dhe ujit edhe në fshatin Al-Arakib si dhe nuk njeh pronësinë e tokës për palestinezët që jetojnë në rajon. Sipas burimeve palestineze, administrata e Tel Avivit deri më sot ka shpronësuar 11 milionë dynymë të Shkretëtirës Negev me 12 milionë dynymë ku jetojnë 220 mijë palestinezë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …