Forcat policore franceze po arrestojnë kalimtarët që nuk po respektojnë kërkesën për të qëndruar në shtëpi

Forcat policore franceze kanë filluar të arrestojnë kalimtarët që nuk po respektojnë kërkesën për të qëndruar në shtëpi. Njoftohet se arrestimet po bëhen gjithnjë e më të dhunshme pasi qytetarët nuk po i bindin kërkesave për të reduktuar në maksimum lëvizjet e tyre nëpër rrugë. Kryetari i Nicës, ka paralaljmërar se do të vendosë orë policore në qytet, në mënyrë që të kontrollojë përhapjen e shpërthimit të pandemisë , duke shkuar një hap më larg se bllokimi kombëtar, që është kërkuar deri më tani. Qyteti bregdetar Nicë, është duke përdorur dronë, në mënyrë që të gjejë nëse ka njerëz duke qarkulluar nëpër rrugë, pa ndonjë nevojë. Deri në fillim të kësaj jave, policët kanë shpërndarë gjobë prej 140 eurove, për këdo që është kapur pa dokumentacionin e duhur për të dalë nga shtëpia.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …