leoni

Ministrja Hajdari: Janë identifikuar 30 biznese të cilat kanë rritur çmimet, por ato janë nën kontroll

Hajdari: Serbia të heq barrierat për bizneset e Kosovës dhe të ndalojë fushatën për çnjohjet

Pas heqjes së tarifës për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka kërkuar nga Serbia që edhe ajo të heq barrierat për bizneset e vendit tonë. Gjatë konferencës për medie, ajo tha se meqë Qeveria e Kosovës sot hoqi taksën për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia, aleatët ndërkombëtarë të bëjnë presion te Serbia, që të heq barrierat për bizneset kosovare dhe të ndalojë fushatën e çnjohjejeve. Kosova vazhdon të ballafaqohet me deficit tregtar me vendet e CEFTA-s, fakti që ka nivelin më të ulët të eksporteve në rajon është një shenjë e qartë që kemi deficit tregtar. Ne të gjithë kemi përkrahur këtë tarifë por, realiteti tani është ndryshe, dhe efekti i saj ska qenë i pritur.  Statistikat tregojnë për rënie të eksportit në vendet e CETTA-s veçanërisht me Serbinë dhe Bosnjën. Kosova po dëshmon se është në pajtim me aleatët. Kjo dëshmohet me heqjen e tarifës për lëndën e parë, theksoi ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …