Forcat qeveritare turke qëllojnë civilët kurdë

Një tjetër incident
i rëndë është regjistruar në zonat lindore të Turqisë, ku trupat qeveritare
turke bëjnë masakra ndaj popullatës civile kurde. Në qytetin Cizre, kamerat kanë
regjistruar disa pamje të rënda, ku civilët kurdë qëllohen me breshëri të shtënash
automatiku nga forcat turke. Në videot e afishuara në rrjetet sociale, shihen
sesi disa civilë kurdë që kishin ngritur flamurin e bardhë që simbolizon dorëzimin,
qëllohen pamëshirshëm me armë zjarri. Videot tregojnë njerëz të përgjakur të
shtrirë në tokë, ndërkohë që në sfond dëgjohen ulërima njerëzish. Vendndodhja e
kësaj masakre thuhet se është qyteti kurd, Cizre, në të cilin forcat turke po zhvillojnë
një ofensivë të përgjakshme.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …