Brickos

Formohet Këshilli iniciativ për ngritjen e memorialit përkujtimor kushtuar 100 vjetorit të Masakrës së Prapashticës

Formohet Këshilli për ngritjen e memorialit përkujtimor kushtuar 100 vjetorit të Masakrës së Prapashticës

Nënkryetari i Komunes se Prishtinës Selim Pacolli se bashku me Ajvaz Abazi, Ramadan Latifi, Fiknete Bejta, Bekim Ibrahimi dhe Islam Jusufi, formuam këshillin iniciativ për ngritjen e memorialit përkujtimor kushtuar 100 vjetorit të Masakrës së Prapashticës, ku për më pak se një javë, nga 5 deri me 11 Janar të vitit 1921 u vranë nga forcat kriminale Serbe mbi 2000 qytetarë të pambrojtur në malësinë e Gollakut, ku vetëm në Prapashticë dhe Keqekollë ishin vrarë dhe masakruar në mënyrën më mizore 1534 persona. Këtu vlenë të theksohet mbijetesa e një foshnje gjashtë javëshe që në ato momente ishte në djep, i cili u gjet i gjallë pas dy dite nga banorët e zonës të cilët kishin arritur ti shmangëshin më të keqës. Kjo foshnje mbijetoi, u rritë dhe jetoi afërsisht 80 vite i cili fatmirësisht ka lënë trashëgimtarë pas vetës. Uroj që kjo iniciativë të jetësohet për t’i shërbyer memories kolektive. I përjetshëm kujtimi për ta, ka shkruar nënkryetari Selim PAcolli.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …