Formohet Këshilli Organizativ i Protestave “Lagja e Trimave”

Formohet Këshilli Organizativ i Protestave “Lagja e Trimave”

Në një njoftim të Këshillit Organizativ të Protestave Lagja e Trimave, së bashku me disa shoqata, thuhet se duke pas parasysh peshën dhe rëndësinë e rastit të Kumanovës më 9 e 10 Maj 2015 dhe vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi1 në Shkup, Këshilli i këtyre protestave vendosi të formon nënkëshillat e tij me shtrirje edhe në qytetet e tjera duke u koordinuar bashkë me Tiranën, Prishtinën dhe Diasporën shqiptare.  Disa forume dhe OJQ në Maqedoni Këshilli së shpejti do të del me agjendën e organizimit të PROTESTAVE duke caktuar ditën, orën, vendin dhe qytetin ku do të mbahen protestat. Jemi dhe mbetemi për krijimin e mekanizmave të shëndosha juridike, demokratike me asistenc ndërkombëtare deri në zbardhjen e plotë të rastit. Në fillim jemi për protesta të qeta dhe dinjitoze, me mbështetje dhe përfshirje mbarkombëtare, pa ngjyra partiake dhe fetare, pa dallim zone dhe krahine, thjesht pastër shqip me simbole kombëtare dhe trasparenta lidhur me DREJTËSINË dhe LIRINË e gjithë atyre që janë të dënuar sipas skenareve me prapavija politike dhe me drejtësi selektive. Çdo lloj organizimi i protestave jashtë Këshillit, për ne janë e drejtë qytetare, por pa mbështetjen tonë dhe nuk i mbajm përgjegjësi për pasojat që mund të lindin.

KËSHILLI ORGANIZATIV I PROTESTAVE “LAGJA E TRIMAVE”

FORUMI PËR TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT – Idriz Sinani;

SHOQATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇK-së – Daim Hiseni;

SHOQATA E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË – Shpëtim Pollozhani;

SHOQATA E KULTURËS SHQIPTARE NË MAQEDONI – Blerona Brao;

FAMILJARËT E TË BURGOSURVE NË RASTIN:”LAGJA E TRIMAVE”;

Dr.Shkëndije Shehu

Dashurie Sefa

Bedri Kafexholli

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …