Formohet sindikata e punëtorëve të administratës komunale

Është formuar Sindikata e Punëtorëve të Administratës në Komunën e Malishevës. Sindikata e mëparshme ka qenë jo funksionale dhe ndër të rrallët në nivel vendi, punëtorët e administratës komunale në Malishevë, nuk kanë qenë të organizuar. Kryetar i sindikatës, është zgjedhur Jakup Zulfaj, si dhe janë zgjedhur organet tjera të sindikatës.

Në këtë mbledhje me punëtorët e administratës, morën pjesë edhe Ndue Kala, kryetar i SPAK, i shoqëruar edhe nga anëtarët tjerë të kryesisë së SPAK dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Fillimisht, kryetari Begaj, duke i përshëndetur punëtorët për organizimin e tyre sindikal, “uroi që sindikata të mbroj të drejtat e punëtorëve dhe të kryej punën e saj në mënyrë të pavarur dhe e pa ndikuar politika”. Kryetari Begaj, premtoi se do të bashkëpunoj me sindikatën.

Ndërsa kryetari i SPAK, i njoftoi punëtorët me të drejtat e tyre dhe me ligjin për organizmin sindikal, si dhe me rregulloret e SPAK.

Më pas, është zgjedhur kryetari i sindikatës, Jakup Zulfaj, pastaj dy nënkryetarët, Emine Krasniq dhe Eset Begaj, sekretar është zgjedhur Xhevdet Mazreku, ndërsa anëtar tjerë të kryesisë u zgjodhën edhe Haxhi Krasniqi, Azem Gashi dhe Fatime Kastrati. Delegat në kuvendin e SPAK, u zgjodhën Naser Morina dhe Fehmi Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …