Forumi Këshillues me krerë Fetarë – Një hap i ri për bashkëpunim në Komunë e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, ka pritur në zyrën e tij, efendi Shani Sylkën dhe kryeimamin Nusret Abazibra nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec, Shejh Besim Shehun nga teqeja e Halvetive dhe Shejh Mehdi Shehun nga teqeja e Rifaive në Rahovec.

Në këtë takim të rëndësishëm u hodh një hap domethënës drejt bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve fetare, përmes themelimit të “Forumit këshillues me krerë fetarë”.

Sipas kryetarit Latifi u diskutua për sfidat e përbashkëta, për nevojën për bashkëpunim të rregullt dhe rolin e përbashkët për vlerat që na bashkojnë.

Ky forum do të jetë një urë e qëndrueshme respekti dhe mirëbesimi në të mirë të qytetarëve të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …