leoni

Francezët nuk i konsiderojnë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner të besueshëm i vendit të tyre

Franca edhe zyrtarisht përkrah për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Qeveria franceze edhe zyrtarisht është deklaruar për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, ka theksuar se zgjidhja e mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përcaktuese për qëndrueshmërinë në Ballkanin perëndimorë dhe për jetësimin e perspektivës evropiane të këtyre dy vendeve. “Franca e përkrah plotësisht ndërmjetësimin nga Federica Mogherini dhe e shpreh qëndrimin që diskutimet të thellohen për të gjitha çështjet kontestuese dhe duhet do të sjellin së shpejti një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe definitive ndërmjet dy vendeve, bazuar në qëndrimet e deklaruar nga dy presidentet”, ka theksuar zëdhënësi i MPJ-së së Francës. Sipas tij, Presidenti i Francës, Macron e ka dhënë mbështetjen e Francës për këtë dinamikë gjatë takimit me presidentin Vucic, në Paris, me 17 korrik dhe i përkrah përpjekjet e dy udhëheqësve.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …