Francezët nuk i konsiderojnë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner të besueshëm i vendit të tyre

Franca është bërë shteti me më së shumti të vdekur e të infektuar për kokë banori me virusin korona

Autoritetet shëndetësore franceze kanë alarmuar se vendi është duke u përballur me një përhapje të jashtëzakonshme të infektimeve nga virusi korona. Njoftohet se shumica e të infektuarve janë të prekur nga varianti omikron i virusit korona. Në rajonin e Parisit, në çdo 100 banor ka rezultuar një i infektuar. Numri i madh i infektuarve ka bërë që numri i pacientëve nëpër spitale të dyfishohet ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë alarmuar se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të paraqitjes së madhe të rasteve të infektuara nga varianti omikron i cili është dukshëm më infektues se sa variantet tjera. Mediet njoftojnë se vetëm brenda një javë, në Francë janë evidentuar mbi 1 mijë raste të vdekjeve ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 122 mijë viktima. Gjendja e rënduar tej mase ka bërë që Qeveria e Francës të paralajmëron takim më 27 dhjetor për të diskutuar rreth hapave të ri për ta ndaluar përhapjen e mëtejmë të infektimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …