leoni

Shtatë kapitenë të FSK-së janë certifikuar nga Shtabi i Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Shtatë kapitenë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar nga Shtabi i Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka vlerësuar se ky është një edhe një sukses i radhës përkrah vëllezërve e motrave, ushtarakë të Shqipërisë. “Në mesin e 30 kapitenëve kursantë, u certifikuan me sukses të lartë edhe shtatë kapitenë nga Forca e Sigurisë të Kosovës. Urime të diplomuarve e suksese në detyra e karrierë në të ardhmen. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë, ka shkruar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj. Kursi themelor i oficerit të Shtabit në Akademinë e FASH, kishte për qëllim përgatitjen dhe kualifikimin e oficerit në pozicione të ndryshme të shtabeve të njësive brenda forcave si dhe në kuadër të shtabe të task-forcave shumëkombëshe të strukturave të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen viziton SHBA-në, pa informim zyrtar për takimet

Pas gati gjashtë muajsh në detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter …