Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi: Diplomacia e Kosovës në tri vitet e fundit thuajse nuk ekziston

Anëtari i Partisë Sociale Demokrate, Frashër Krasniqi  ka thënë  diplomacia e Kosovës  në tri vitet e fundit thuajse  nuk ekziston, përveç se ambasadat janë mbushur me militantë të Donika  Gërvallës, asnjë punë tjetër s’është bërë. Kosova asnjëherë nuk i ka pasur punët më keq me aleatët ndërkombëtarë se sa gjatë vitit që e lamë pas. Ministria e Jashtme  ka shërbyer si organ i shpërblimeve partiake dhe pagesave marramendëse për njerëzit e afërt të partisë. Njohjen e Kosovës nga Serbia tani nuk po e kërkojnë as ndërkombëtarët dhe krejt  kjo për shkak të qasjes së Qeverisë. Gjatë këtij viti, Qeveria ka shtrirë kontrollin mbi institucionet. Ka përparuar zgjerimi i kompetencave të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe deri në pikën e një pushteti paralel autonom brenda Republikës së Kosovës, pra jemi duke folur për një vit gjatë të cilit paralelisht me shtrirjen e kontrollit autoritar të Qeverisë Kurti janë rritur dëmet ndaj Kosovës përmes procesit dialogues me Serbinë”, ka thënë mes tjerash, Frashër Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …