Frashër Krasniqi: Sa herë Kurti të përmend krimin, kapjen, korrupsionin, ato i ka vetëm mbulesë për qëllime kontrolli

Frashër Krasniqi: Le t’u tregojë dikush Donika Gërvallës e Albin Kurtit, se liria nuk erdhi pa UÇK-së

Që liria e Kosovës nuk erdhi vetë. As nga pritja e gjatë, e as nga diplomacia.

Le t’u tregojë dikush megjithëse e dinë mirë,

Që as NATO nuk erdhi vetë.

As nga lobimi, e as nga shterpësia e politikës dominuese t’asaj kohe.

Le t’u tregojë dikush, Donika Gërvallës e Albin Kurtit,

Që pa luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot s’do të ishim të lirë.

Që pa djemtë e vajzat e UÇK-së që rrezikuan jetën për t’mos vdekur Kosova, nuk do t’binin bombat e NATO-s e as s’do të hynin trupat e KFOR-it.

Tregoni Donikës e Albinit, që ju edhe mund ta injoroni e luftoni UÇK-në. U munduan edhe tjerë para jush. Por ju do t’ përfundoni t’ harruar e t’ injoruar. Sepse lufta e UÇK-së ishte lëvizja më e sinqertë dhe progresive e historisë së vonë shqiptare. Sepse ishte luftë burimore frymën e së cilës dikush do ta ruajë përherë. Nga fryma e së cilës përherë do të frymëzohen njerëzit!

Kontrolloni gjithashtu

Në shënim të 26 – vjetorit të rënies heroike të Sakip Mustafë Mulakut, më 28 prill 1999

LIRIDASHËSI NË SHËRBIM TË ATDHEUT  Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si një Ushtri e Re, Ajo, …