A. Nagavci

Nagavaci: Përjetësisht mirënjohës ndaj ShBA-ve, NATO-s për çlirimin e Kosovës, por jo UÇK-së, jo 2.500 dëshmorëve e 13 mijë martirëve

Ministrja e Arsimit, falënderon NATO-n e Amerikën për Ditën e Çlirimit  por jo edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ajo shkruan se sot shënuam ditën më të rëndësishme të historisë – Ditën e Çlirimit të Kosovës, e cila na sjellë në mendje pamjet emocionuese të 12 qershorit 1999 kur me lule pritëm ushtarët e NATO-s.  Ishte kjo dita e parë e lirisë, për të cilën shumë breza ëndërruan, e u flijuan. Në këtë ditë, kujtojmë edhe dhimbjet e panumërta që solli lufta mes nesh. Kujtojmë ata që nuk janë më, ata që ranë për liri dhe ata që në mënyra të ndryshme e bënë luftën për ta mbrojtur Atdheun. Përjetësisht mirënjohës ndaj ShBA-ve, NATO-s dhe të gjithë miqve tanë, të cilët përkrahën luftën tonë! Ta bëjmë lirinë përditë e më të bukur për fëmijët tanë, me punë e përkushtim, sepse sot ky është misioni ynë, kjo është atdhedashuria!”, shkroi Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …