Frederica Mogherini: Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut

Frederica Mogherini: Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut

Frederica Mogherini ka pritur në një takim të dialogut të nivelit të lartë me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherisht edhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Frederica Mogherini është deklaruar pas takimit. “Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që ka dialogu me normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe aspiratat e tyre për BE”, u shpreh Mogherini në një komunikatë për media pas takimit. Në diskutimet e saj me dy presidentët, Mogherini theksoi nevojën që dy shtetet kanë për të siguruar një mjedis të favorshëm për dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit të marrëdhënieve.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …