Fridrih Merz, lideri i kristian-demokratëve (CDU), pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Fridrih Merz, lideri i kristian-demokratëve (CDU), pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ka mbajtur një fjalim në selinë e partisë pas fitores në zgjedhje. Merz e cilësoi fushatën si të mrekullueshme dhe shprehu respekt për kundërshtarët politikë. Ai theksoi rëndësinë e formimit të shpejtë të një qeverie të re, duke thënë se “bota jashtë nuk na pret”. Të gjithë në botë e shohin se Gjermania ka një qeveri të besueshme, deklaroi Merz. Ai ka deklaruar në një debat televiziv pas zgjedhjeve se përparësia e tij kryesore do të jetë forcimi i Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim që kontinenti të bëhet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje. Ai tha se, pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar, është e qartë se qeveria amerikane nuk po kujdeset për interesat e Evropës. “Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të duhej të thosha diçka të tillë në televizion,” shtoi Merz. Përveç kësaj, Merz ka kritikuar ndërhyrjen e Elon Musk në zgjedhjet gjermane, duke i cilësuar komentet e tij si “drastike dhe të turpshme,” të ngjashme me ato që ka thënë Moska në të kaluarën. Ai theksoi se Musk kishte mbështetur me entuziazëm AfD, muajin e kaluar, duke shkaktuar shqetësime rreth ndikimit të jashtëm në politikën gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …