Fshatrat Maznik, Ratishë e Epërm dhe Ratishë e Ulët, nga muaji Mars do të kenë ujë të pijes

Komuna e Deçanit është në fazën përfundimtare të përfundimit të projektit për ujin e pijes për tri fshatrat e fundit të komunën së Deçanit si, Ratishë e Epërm, Ratishë e Ulët dhe Maznik, kjo u bë e ditur në një takim të përbashkët mes Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Prof.Dr Lavdim Osmanaj inxhinier në CDI, Petrit Januzaj nga Kompanija Rajonale e Ujësjellësit ,,Hidrodrini ‘’ dhe  Veton Hamzaj inxhinier në “InfraPlus”. Nga të lartcekurit u bë e ditur se është bërë edhe pranimi teknik për ujësjellës në këto tri vendbanime që janë edhe vendbanimet e fundit në komunën e Deçanit, që deri më tani nuk kishin të rregulluar problemin me ujit të pijes. Finalizimi i këtij projekti të shumëpritur për banorët e këtij lokaliteti do të bëhet në muajin Mars 2020, tha kryetari Ramosaj, pasi që takoi edhe banorët e këtyre fshatrave dhe u dakorduan që të bëjnë kyçjen individuale në sistemin e ujësjellësit duke u koordinuar bashkë me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,,Hidrodrini ’’. Me përmbylljen e këtij projekti zgjidhet një herë e përgjithmonë problemi i ujit të pijes për 37 vendbanime të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …