FSK arrin Medaljen e Argjendtë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol”

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës mori pjesë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, një nga sfidat më të vështira ushtarake në botë. Nga 118 ekipe pjesëmarrëse, përfshirë 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme, FSK u vlerësua me Medaljen e Argjendtë për performancën e saj të shkëlqyer. Ekipi i përbërë nga pjesëtarë të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore tregoi angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë gjatë garës. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të afirmohet me sukses në aktivitetet ndërkombëtare, duke rritur prestigjin dhe përvojën e saj në nivel global.

Kontrolloni gjithashtu

Qirez Likoshan

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit, që ishte përballja e …