leoni

FSK demanton lajmin se në zyrën e ministrit të Mbrojtjes ka pasur zhvendosje të fotografisë së kryetarit

FSK demanton lajmin se në zyrën e ministrit të Mbrojtjes ka pasur zhvendosje të fotografisë së kryetarit

Në disa portale dhe media dje me rastin e pranim – dorëzimit të detyrës së ministrave të mbrojtjes, nga zoti Rrustem Berisha tek ministri i ri zoti Anton Çuni,  është  dhënë lajmi jo i  vërtetë dhe tendencioz se: “Ministri Çuni ndjek hapin  e Vjosa Osmanit, vendos fotografinë e Rugovës në Zyrë”. Po ashtu edhe teksti në brendësi është i shkruar me hamendësime,  se kinse në zyrën e ministrit të mbrojtës është hequr, zhvendosur fotografia e presidentit  aktual Hashim Thaçi. “Në zyrën ku u bë pranim-dorëzimi i detyrës u pa vetëm fotografia e Rugovës. Nuk dihet nëse brenda këtyre katër mureve është e varur edhe fotografia e Presidentit Hashim Thaçi”. Ky lajm është krejtësisht i pavërtetë, i njëanshëm dhe tendencioz, sepse qëllimisht është prerë fotografia e presidentit Thaçi dhe si e tillë paraqet vetëm një këndë të zyrës. Ky është shkrim jo profesional sepse është i pa verifikuar nga artikullshkruesi, sepse  nuk ka kërkuar verifikimin e së vërtetës.  Për më tepër fotoja është e shkrepur kurë ende ministri i ri Anton Quni nuk e kishte pranuar detyrën. Për hirë të informimit të drejtë dhe objektiv të qytetarëve, ju njoftojmë se në realitet, nuk ka pasur  as vendosje e as zhvendosje të fotografive në zyrë, këtë e dëshmon më së miri edhe fotografia që  shoqëron komunikatën e djeshme për media, për ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës të ministrave të mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …