FSK dhe FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e logjistikës dhe mjekësisë ushtarake

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, një delegacion i Komandës Mbështetëse të FARSH-it, i udhëhequr nga Gjeneral Brigade Aleksandër Pando, zhvilloi një vizitë pune në Komandën e Logjistikës së FSK-së. Delegacioni u prit nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Kolonel Mehmet Lladrovci, i cili prezantoi arritjet, sfidat dhe prioritetet në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe mjekësore të FSK-së. Në takim u shqyrtuan gjithashtu struktura organizative, detyrat dhe aktivitetet që lidhen me fushën e logjistikës ushtarake. Pjesë e vizitës ishte edhe inspektimi i servisimit të automjeteve të rënda, ku delegacioni shqiptar pati mundësinë të njihet nga afër me kapacitetet e mirëmbajtjes. Të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin dhe për të avancuar më tej kapacitetet përmes planeve bilaterale, shkëmbimit të përvojave dhe aplikimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi: “Koha për një momentum të ri në parti”

Në një konferencë për media të mbajtur në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, …