FSK –ja mbështet qytetarët e Komunës së Therandës pas vërshimeve

FSK –ja mbështet qytetarët e Komunës së Therandës pas vërshimeve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas kërkesës  së Kuvendit Komunal të Therandës, ka urdhëruar ekipet e FSK-së të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe ato të Batalionit të Xhenios, që t’iu dalin në ndihmë  institucioneve  dhe qytetarëve të Komunës së Suharekës në përballimin e situatës së shkaktuar pas vërshimeve të fundit, në mënyrë që banorët e kësaj ane t’i kthehen sa më shpejt jetës normale. Operacionet e FSK-së janë duke vazhduar punën, si në  pastrimin e rrugëve, largimin e ujit me pompa nga objektet e banimit,  largimin e shumë objekteve të forta nga rrugët dhe trotuaret, të cilat janë bartur nga shirat e shumta që kanë rënë në natën e 15 gushtit në këtë komunë. Pas vërshimeve, në këtë komunë shumë lagje kanë pësuar dëme materiale, qoftë në infrastrukturë rrugore, qoftë në shtëpitë private dhe objekte tjera afariste. Në këtë operacion, FSK-ja ka  angazhuar teknikën e saj të përshtatshme për këto raste, si: autocisterna për pastrimin e rrugëve dhe parandalimin e erozionit; kamionë Kiper për ngarkimin dhe transportimin e dheut dhe zhavorrit si dhe ekskavatorë për kryerjen e punimeve në evitimin  e dëmeve në  fshatrat Greiqec, Papaz dhe  Leshan.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …