FSK me ekipin mjekësor ROL 1 në ushtrimin “KFOR 36” në Gjermani – bashkëpunim i ngushtë me ushtrinë amerikane

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës me kapacitete mjekësore ROL 1, që nga 24 janari, i është bashkuar vendeve partnere të NATO-s në Ushtrimin Fushor “KFOR 36”, i cili po realizohet në JMRC Hohenfels, në Gjermani. Sipas njoftimit zyrtar të FSK-së, ekipi kosovar po ofron mbështetje reale mjekësore për të gjitha ushtritë pjesëmarrëse, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin mjekësor të Ushtrisë Amerikane. Gjatë ushtrimit, pjesëtarët e FSK-së po marrin pjesë në trajnime të fushave specialistike dhe janë të përfshirë në skenarët operativë të “KFOR 36”, me synim rritjen e ndërveprueshmërisë dhe shkëmbimin e përvojave profesionale me partnerët ndërkombëtarë. Në kuadër të aktiviteteve trajnuese po zhvillohen edhe ligjërata në fushën e mjekësisë ushtarake, të fokusuara në prezantimin e PSO ROL 1, evakuimin mjekësor, Combat Life Saver (CLS), shëndetin mendor, menaxhimin e lëndimeve dhe suturën e plagëve, trajtimin e traumave të kokës, marrjen e mostrave të gjakut për laborator emergjent dhe vendosjen e vijës venoze. “Ushtarakët tanë po tregojnë disiplinë, profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri me partnerët për të shërbyer paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …