FSK merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight” për bashkëpunimin në aviacionin ushtarak

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, një nga aktivitetet kryesore të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë, e organizuar për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e aviacionit ushtarak. Gjatë konferencës u mbajtën ligjërata profesionale, diskutime tematike dhe punë në grupe, duke u mundësuar pjesëmarrësve shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe ekspertizës me përfaqësues të vendeve partnere. Në kuadër të aktivitetit, delegacioni vizitoi edhe Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri dhe mori pjesë në aktivitete të dedikuara për forcimin e partneriteteve, bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit kulturor. Sipas FSK-së, pjesëmarrja në këtë konferencë pasqyron angazhimin e saj të vazhdueshëm për zhvillimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Prioritet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë edhe mbrojtja ajrore

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka theksuar se prioritet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të …